×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Hulumtimi i Insajderit – Si përfundoi në pranga të policisë Driton Ajeti i dyshuar për mashtrimin e mbi 400 personave

    Insajderi
    29 March 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi mbrëmë është arrestuar pronari i Albshkollës, Driton Ajeti.

    Ajeti dyshohet se ka mashtruar rreth 400 persona duke iu premtuar rroga mbi 800 euro në biznesin e tij.

    Nga detajet preliminare të arrestimit u raportua se Ajetit i janë gjetur kubëza ari që dyshohet të jenë false por që i dyshuari i kishte përdorur për t’i joshur klientët që i kishte mashtruar. 

    Prokurori Agron Uka tha se Ajeti dyshohet për veprën penale të mashtrimit dhe pa ekspertiza të tjera nuk mund të flitet për akuza të reja potenciale, zhvatje ose ndonjë tjetër. 

    Autoritetet duke ditur rëndësinë e rastit kanë ftuar të gjithë viktimat e mundshme, rreth 400 sosh që mund të jenë, të lajmërohen në zyret relevante.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme policia e Kosovës i ka bastisur edhe zyret e kësaj shkolle. 

    Por si erdhi deri te arrestimi i Driton Ajetit?

    Javën e kaluar Insajderi raportoi për një skemë mashtrimi qëndodhi në biznesin në fjalë. Driton Ajeti e kishte hapur Albshkollën duke e proklamuar si ide për t’ua mësuar onlinëgjuhën shqipe fëmijëve të diasporës.

    Për të çuar përpara këtë projekt ai i kishte punësuar rreth 400 persona shumica prej tyre mësimdhënës. Ajeti i kishte joshur ata duke iu premtuar paga nga 800 deri në 2 mijë euro. 

    Pasi i kishin nënshkruar kontratat këtyre punëtoreve menaxhmenti i shkollës iu kishte kërkuar t’i jepnin nga 100 euro për ta ndjekur një trajnim të organizuar nga vet shkolla. Trajnimin e kishin quajtur obligativ në të kundërtën atyre nuk do t’iu vazhdoheshin kontratat. 

    Pasi punëtorët e kishin parë këtë postim në grupin e viberit të quajtur “Staf Albshkolla” kishin nisur reagimet. Të njëjtit kishin ngritur dyshime se po ndodhte një mashtrim i madh dhe kishin nisur të jepnin dorëheqje. 

    Disa nga denoncuesit i thanë Insajderit se Ajeti nuk ua kishte dhënë pagat për dy muaj përkundër që kishin pasur kontrata të nënshkruara qysh nga 15 janari i këtij viti. 

    Po ashtu ata bënë të ditur se Ajeti ua kishte kërkuar secilit nga 10 euro për organizimin e ceremonisë për hapjen e Albshkollës. 

    Nga 12 euro Ajeti ua kishte kërkuar punëtorëve edhe për çasjennë platformën online, përkundër që kjo platformë nuk ishte lansuar fare. 

    Në reagimin që e ka bërë pronari i Albshkollës, Driton Ajeti i ka quajtur false të gjitha akuzat e ish-punonjësve. 

    Ai ka thënë se asnjë nga pretendimet e cekura nuk qëndrojnë dhe se Albshkolla do të vazhdoj të rritet dhe të zhvillohet në përputhje me projektin dhe vizionin e paraqitur. 

    “Kjo po na kujton filmin shqiptar “Udha e Shkronjave” ku me çdo kusht tentohet te ndalohet shkollimi dhe punësimi i shqiptareve”, deklaroi Ajeti mes tjerash. 

    Vlen të theksohet se avokati i Ajetit Bajram Sherifi deklaroi sot se klienti i tij iu është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark