×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Humb jetën një person në Vlorë

    Insajderi
    15 July 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 80-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë.

    I moshuari K. P., rreth 80 vjeç , banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”.

    Bregdeti ndonëse është një zgjedhje mjaft e mirë për të përballuar temperaturat e larta të korrikut, kërkon edhe një kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, e sidomos të moshuarve.

    Eskpertët thonë se hyrja direkt në ujë sidomos pas qëndrimit në diell për një kohë të gjatë, e sidomos në këto temperatura mjaft të larta me të cilat po përballet vendi ynë, nuk është e rekomandueshme, pasi bëhet shkak për komplikimin e gjendjes shëndetësore. Kjo vlen për të gjitha moshat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark