×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Humb kontrollin mbi Ranger Roverin që lëvizte me shpejtësi prej 180 km/h, humb jetën pasagjerja

    Insajderi
    18 May 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është momenti kur shoferi i veturës Range Rover humb kontrollin mbi mjetin për shkak të shpejtësisë së madhe, dhe përplaset në garazhin e veturave Tesla në afërsi të stacionit të metrosë në Londrës, kurse shoferi pas intervenimit të policisë është arrestuar dhe dënuar me shtatë vite e gjysmë burgim.

    Kamerat e sigurisë shfaq momentin kur vetura 180 mijë funtëshe thyen rrethojën mbrojtëse, fluturon dhe përplaset në veturat e parkuara Tesla, derisa lëvizte me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, ku si pasojë ka humbur jetën Yagmur Ozden që kishte “fluturuar” nga vetura.

    E shoferi Rida Kazën që humbi njërën këmbë në këtë aksident të frikshëm, është dënuar me burgim për shkaktim të vdekjes së pasagjerit dhe vozitje të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

    Videoja është një kompilacion i disa kamerave të sigurisë, që ishin të vendosura në pjesë të ndryshme dhe që u lëshuan gjatë procesit gjyqësor ndaj 24-vjeçarit.

    Range Roveri i zi shihet duke u përplasur në rrethojën e metaltë dhe përplaset në veturat e parkuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark