×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Humbi kontrollin dhe goditi …..”, Policia tregon si erdhi deri te aksidenti me fatalitet në Pejë

    Insajderi
    09 March 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën dje në një vetaksident në Pejë.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

    Sipas Policisë, drejtuesi i veturës derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Poqestë, Pejë / 08.03.2024 – 18:11. Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.  Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark