×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Humolli: Vetëvendosje do të bie në 35 përqind

    Insajderi
    19 October 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se qeveria për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve. Humolli ka thënë se meqë Vetëvendosja nuk po i përmbush premtimet e saja elektorale, do të këtë rënie në zgjedhjet e ardhshme.

    Humolli tha se gjatë fushatës VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit të Vetëvendosjes gjatë fushates elektorale ishte sigurimi shëndetësor për policinë.

    E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”, tha Humolli në një intervistë për “Info Magazine”.

    Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha ai.

    Tutje, ai tha se kryeministri Kurti me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.

    Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë VV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.

    Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark