×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Humor i poshtër, Idiotësi” – Andin Hoti reagon pas talljeve në rrjet me zhdukjen e Ukshin Hotit

    Insajderi
    03 September 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Djali i Ukshin Hotit, Andini ka bërë një reagim duke shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një  “humori” përmes një foto që po qarkullon në disa faqe satirike, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fotoja e cila po qarkullon në rrjet përbën “humor të zi” lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hotit. “Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto teksa citohet një emision i një gazetari në vend.

    I njëjti gazetar, Durim Xhema, këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij.

    Por më pas e ka fshirë.

    Për këtë, ka reaguar Andin Hoti  duke e quajtur veprimin e gazetarit si idiotësi.

    Tutje ai ka kërkuar që AGK’sa të distancohet  nga gazetari duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes. / Gazeta Insajderi/

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark