×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Humor veror nga Ramabaja: Zhvillimi ekonomik i Kosovës është në maje

    Insajderi
    25 July 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sadri Ramabaja, opinionist në Pressing të T7, ka folur për Qeverinë e Albin Kurtit duke iu referuar matjeve të ”Balkan Barometer 2023”.

    Ramabaja referuar të dhënave të Bankës Botërore, tha se zhvillimi ekonomik është 4.8%.

    Ai tha se ky është zhvillimi më i lartë në Ballkanin Perëndimor.

    ”Të dhënat bankare flasin ndryshe, zhvillimi ekonomik i Kosovës është në majën e piramidës së zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 4.8% zhvillim ekonomik, ndërkaq vendet e rajonit nën 4%. Tash me cilën matematikë duhet ta llogarisim, me matematikën e Bankës Botërore, apo me matematikën e Gadimës, ose të katunit tim të Ramabajës që mos të keqkuptohemi”, ka thënë ai.

    Meritat për këto të dhëna Rambaja ia atribuoi Qeverisë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark