×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hungaria kundër Kosovës në KiE, ja cilat shtete votuan kundër e cilat abstenuan

    Insajderi
    24 April 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është miratuar nga Komiteti i Ministrave  me  mbi dy të tretat e votave të nevojshme.

    Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.

    Ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kudnër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.

    Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.

    Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

    Sidoqoftë Kosova suksesshëm e ka kaluar këtë fazë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark