Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Empolit ka filluar për mrekulli duke u shënuar dy gola brenda minutave të parë, shkruan Insporti.com.
Skuadra e Empolit e ka nisur ndeshjen për mrekulli duke shënuar dy herë brenda tetë minutave.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, në minutën e gjashtë nga penalltia.
Në këtë gol ishin protagonistë tre futbollistët shqiptarë. Fajtor për golin e parë të Lazios janë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.
Hysaj në tentim për ta kthyer një top me kokë në drejtim të Strakoshës, gabon duke e detyruar Strakoshën të del nga porta.
Strakosha nuk arriti në kohë dhe shkaktoi penalltinë.
Nuk kaluan as dy minuta mirë dhe Empoli shënoi golin e dytë për rezultatin 0:2.
Mesfushori Zurkoëski e mposhti Strakoshën për herë të dytë në këtë ndeshje. Edhe në këtë gol ishte i përfshirë Nedim Bajrami.
Për Lazion nga minuta e parë janë dy reprezentuesit shqiptarë, Thomas Strakosha në portë dhe në mbrojtje Elseid Hysaj, ndërsa në bankën rezervë do të jetë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Në skuadrën Empolit nga minuta e parë janë Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.
Në bankën rezervë janë Samir Ujkani dhe Kristian Asllani.
Lazio pas 19 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë, ndërsa Empoli në të nëntin me 27 pikë.
Ndeshja fillon nga ora 14:30 dhe zhvillohet në stadiumin olimpik të Romës. /Insporti.com/