×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Hyseni e Sveçla po “shëtitën” me vetura që shteti i konfiskoi nga shkelësit e ligjit

    Insajderi
    05 September 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy zyrtarë të lartë të Lëvizje Vetëvendosje janë duke përdorur vetura që janë konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po përdor veturën e familjarëve të Labinot Grudës ndërsa ministri Xhelal Sveçla po përdor veturën e mjekut popullor, Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar javën që shkoi se si kryetari i Gjilanit Alban Hyseni është duke përdorur veturën e cila është në pronësi të familjarëve të Labinot Grudës, të dënuarit për rastin e 2.1 milionëshit në Thesarin e Shtetit.

    Kjo veturë sipas hulumtimit të Insajderit, të bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit, figuron në emër të bashkëshortes së Grudës.

    Vetura është e markës ‘Audi’ dhe modelit ‘A4’.

    Raportimi i Gazetës Insajderi:

    Ndërsa gjatë ditës “Front Online” ka raportuar se Vetura e “Burdushit”  e konfiskuara nga Agjencia po shfrytëzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministria e tij për nevojat e tyre.

    Sipas raportimit, Vetura është e tipit LAND Rang Rover.

    Raportimi:

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark