×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hyseni ironizon me Qeverinë: N’emën t’meritokracisë, sindikatat n’burg

    Insajderi
    26 August 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka reaguar pas paralajmërimit të djeshëm ndaj grevistëve se do t’iu ndalohet paga atyre që marrin pjesë në grevë, shkruan Insajderi.

    Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar me Qeverinë duke thënë mes tjerash: “qysh iu del fashizmi prej barkut sahora: emen t’meritokracise, sindikatat n’burg”.

    Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

    Ligji per grevat eshte keshtu qe 10 vjet. Indikative qe e kuptuam vetem tash qe paska mundesi me u pezullu detyrimi per pagese. Apo jo?

    Qysh kurkush nuk pyeti a i kane te drejta kerkesat? Jo. Po na rrijne gati me nene e ligje. Edhe praktikat e huaja po na i sjellin. Po rrejne edhe po mshefen, informimi ideologjik bashke me etiken qe pervidhet per disiplinim t’sindikatave po iu vjen prej meritokracise. Edhe jane shume t’thelle bukuroshat, vec t’thojne une po nisna prej vetes, kqyrma punen, kqyrma suksesin…

    Sa po m’vjen interesant kur po i shoh do liberale t’perkedhelun prej familjes, ksi qe e kane zbulu VV-ne 2 vitet e fundit. Sa shume po ndihen t’permbushun tu i shkele te tjeret. Si ata femijte e mahalles qe thojshim “ky ka krah”, demek e ka vellain e madh mangup. Qysh po iu del fashizmi prej barkut saora: n’emen t’meritokracise, sindikatat n’burg!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark