×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hyseni: Kurti do ta themelojë Asociacionin, ikja nga ky obligim është katastrofë për Kosovën

    Insajderi
    02 February 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka reaguar lidhur me paraqitjen e sotme të Kryeministrit Albin Kurti në Kuvend.

    Ai tha se se argumentet dhe kushtet që sot Kurti i ka përdorur sipas tij, janë qesharake.

    Sipas Hysenit, Kurti po mashtron opinionin në vend kur thotë që Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    “Kjo është gënjeshtër. Ai po ashtu manipulon kur thotë “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjesëtarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera”, ka shkruar Hyseni,

    Po ashtu Hyseni ka shkruar se Kurti e Osmani demonstruan pazotësi.

    “Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osmani, pa vision, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero”, tha ai.

    Më tej, Hyseni tha se Kurti do ta themelojë Asociacionin, pasi sipas tij, ikja nga ky obligim, sipas tij, është katastrofal për Kosovën.

    “Kushtet që ai deklaroi sot, kanë qenë aty edhe pa Kurtin. Por, ai po vazhdon si duket të mendojë që e gjithë bota i beson gënjeshtrat e tij, ashtu siç bëjnë këta të VV-së, të cilëve duket sikur ua ka shpërlarë trurin. Si duket Kurti, në universin e tij paralel, mendoka se askush në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare nuk ditka të lexojë. Prandaj mashtron dhe gënjen paturpsisht dhe me aq lehtësi”, tha Hyseni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark