Insajderi
Lajme

I akuzuar për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës, deklarohet i pafajshëm ish-gardiani serb

Insajderi
10 January 2024 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I akuzuar për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës, deklarohet i pafajshëm ish-gardiani serb
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I akuzuar për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës, ish-gardiani serb Dragisha Milenkoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte. Ndërkaq, ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, bashkë me zyrtarë të tjerë të burgjeve, ka maltretuar të burgosur shqiptarë.

Të gjitha palët janë pajtuar me pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje që e ka bërë i akuzuari.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi, ka thënë se shpallja e aktgjykimit për akuzën për mbajtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Në gjykimin që ka nisur të mërkurën prokurori special Atdhe Dema tha se Milenkoviq bashkë më zyrtarë të tjerë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore me shkopa gome, shufra gome, rrymë elektrike, grushte dhe shkelma duke u shkaktuar edhe alivanosje të burgosurve shqiptarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark