Një student u përjashtua nga shkolla dhe shumë të tjerë u pezulluan pasi një fotografi nudo e drejtorit të shkollës u bë pa dijeninë e tij në një tualet. Dënimet…
Një student u përjashtua nga shkolla dhe shumë të tjerë u pezulluan pasi një fotografi nudo e drejtorit të shkollës u bë pa dijeninë e tij në një tualet. Dënimet e mësipërme u dhanë të hënën e kaluar në një shkollë të mesme në Kaliforni.
Foto u shkrep në tualetin e një palestre jashtë ambienteve të shkollës nga një nxënës, raporton Daily Mail.
Drejtori ka qenë i kthyer me shpinë në momentin që u bë fotografia dhe nuk e kuptoi se ishte fotografuar.
Siç është e kuptueshme, fotoja u bë menjëherë virale në shkollë dhe pothuajse çdo nxënës e kishte tashmë në telefonin e tij.