×
  • Sport
  • Sport

    I bie pishman – Futbollisti gjerman tërhiqet nga transferimi te Leeds pasi pa qytetin!

    Insajderi
    29 August 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti gjerman tërhiqet nga transferimi te Leeds United pasi pa qytetin!

    Leeds United i është dhënë një goditje e vonshme në transfertë pasi objektivi i tyre kryesor Nadiem Amiri u tërhoq nga transferimi në momentin e fundit.

    Mesfushori 26-vjeçar, i cili ka pesë ndeshje për Gjermaninë, ishte i gatshëm të nënshkruante për Leeds pasi u dakordësua transferimi prej 5 milionë paund me Bayer Leverkusen.

    Megjithatë, pasi hodhi një vështrim rreth qytetit dhe terrenit stërvitor, ai e refuzoi transferimin, raporton Daily Mail. Gazeta gjermane Kicker shton se Amiri kishte mendime të dyta për t’u bashkuar me Leeds në Championship dhe ndoshta shqetësimi i tij u rrit pasi pa qytetin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark