×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I dehur, djali i shoferit të Pal Lekajt godet një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer

    Insajderi
    25 April 2024 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person në Gjakovë e ka goditur me veturë një këmbësore sot në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    Personi që e ka shkaktuar aksidentin kuptohet se është djali i shoferit të deputetit, Pal Lekaj

    Sinjali raporton se Leart Kusari, i biri i Leandrit Kusarit, dyshohet se derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, ka goditur me automjet një vajzë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Në bazë të informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës dhe Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

    I dyshuari Kusari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

    Burimet e medias kanë bërë me dije se i dyshuari ka vozitur pa patentë shofer, pasi ky dokument i ishte konfiskuar për 9 muaj.

    Kusarit i është konfiskuar edhe automjeti dhe brenda aftit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

    Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia në Gjakovë për të kuptuar më shumë detaje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark