×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirohet nga aktakuza ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj

    Insajderi
    10 January 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj është liruar nga aktakuza. Gjokaj akuzohej se së bashku me pesë policë të tjerë kishin keqtrajtuar një person brenda stacionit policor në vitin 2018, shkruan Insajderi.

    Se është liruar nga aktakuza e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi përmes një njoftimi në Facebook.

    Gashi ka shkruar se “i vetmi “mëkat” i Gjokajt është se në orët e hershme të mëngjesit të 14 nëntorit të 2018-ës, në ditë pushimi kishte dalë për t’iu ndihmuar kolegëve të tij”.

    Njoftimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:

    4 vjet ne “lufte” per drejtesi !

    4 vjet ne mbrojtje te komandantit te Policis Kristë Gjokaj

    Komandant Kristë Gjokaj me ne fund u lirua nga Aktakuza e ngritur para 4 vjeteve per “ mekatin “ e tije te vetem se ne oret e hershme te mengesit me 14 nentore 2018 ne ora 2 te mengjesit edhe pse per te ishte dite pushimi shkoi per te ju ndihmuar kolegeve te tij te cilet ishen nen zjarrin e armeve te grabitesve te lokalet ne Gjakove e rrethine.

    Polic si Komandant Krista i nevoiten Kosoves ne lufte me kriminelet dhe ne mbrojtje te qytetareve te Republikes .

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Kristë Gjoka me 14 nëntor të vitit 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin M.R, i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer dy vepra penale.

    Bazuar në aktakuzë derisa viktima ishte i ulur në karrige, brenda stacionit policor në Gjakovë, Gjoka e ka goditur me grusht në fytyrë, dhe e ka rrëzuar në dysheme, derisa nga aty të pandehurin e ka larguar një zyrtar policor. Për këtë rast, Krist Gjoka dyshohej se ka kryer vepre penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark