×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I dyshuar për ngacmim seksual – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

    Insajderi
    12 January 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual”.

    Të dyshuarit i është publikuar fotografia.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Ngacmim seksual”, thuhet në njoftim.

    Vepra penale, sipas policisë ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.

    “Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet tutje në njoftim.

    Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

    Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në nr 192 , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë“, ka kërkuar policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark