×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, kryeshefi I KRU ‘Gjakova’ rikthehet në punë| Avokati i tij flet për Insajderin

    Insajderi
    08 April 2024 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 19 shkurt të këtij viti kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari. Ai u arrestuar nga INTERPOL-i për trafikim me qenie njerëzore. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se i njëjti është liruar para katër dite.

    Ai gjatë ditës së sotme është rikthyer në punën e tij si kryeshef i KRU ‘Gjakova’. Ky lajm u bë i ditur nga bordi i KRU ‘Gjakova’ përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka uruar “mbarësi në punë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024, mori Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë”, thuhet në postim.

    “Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024. Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë!”, vijon postimi.

    Në dosjen e Interpolit të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se Krasniqi është marrë me kontrabandimin e njerëzve me dokumente të falsifikuara.

    Dosja e Interpolit thotë se një prej mënyrave që ai dyshohet ta ketë përdorur dhënien e vizave Shengen dhe leje qëndrimin ishte duke i prezantuar ata si anëtarë të klubeve sportive, por që policia italiane dyshohet se ato nuk ishin lëshuar në mënyrë të rregullt nga organizatat sportive. Sipas dosjes, kjo ka qenë mënyra se si ai i ka futur brenda zonës Shengen njerëzit që nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

    Ndaj kryeshefit të KRU ‘Gjakova’ ende nuk është ngritur ndonjë aktuzë, ka thënë avokati i tij për Insajderin Tritan Hamitaj.

    “Është liruar para katër dite, aktakuzë nuk është ngritur akoma është në kuadrin e dyshimeve që ishte caktuar masa e sigurimit arrest burg dhe aktakuzë nuk ka”, ka thënë Hamitaj për Insajderin.

    Më tutje ai ka thënë se të gjitha pretendimet e tyre janë marrur parasysh nga prokuroria italiane.

    “Me rastin gjitha pretendimet tona u morrën parasysh se ndryshe nuk do të ishte liruar dhe prokurori dhe gjykata u bindën që Hasan Krasniqi në këtë çështje është larg nuk justifikohet caktimi i masës së sigurimit çështja është drejt pushimit për mendimin tonë se ndryshe do të ishte në burg”, është shprehur ai.

    Avokati Hamitaj ka thënë se hyrja në territorin Italian është bërë me viza të rregullta.

    “Unë e shohë më larg edhe personat e tjerë që kanë dijeni për kalimin e kufirit me vizat që janë marrur në mënyrë të pa rregullt edhe për atë nuk ka çështje sepse nuk ka favorizim të emigracionit as për ata dmth hyrja në territorin italin është bërë me viza të rregullta dhe në momentin që hyrja është e rregullt nuk ka favorzime emigracioni. Megjithatë ajo është çështje e personave të tjerë që janë marrë me atë pjesë”.

    Për fund avokati ka treguar pse është shpallur në kërkim nga INTERPOLI kryefshefi i KRU ‘Gjakova’.

    “Kur policia italiane bashkë me prokurorinë kanë kryqëzuar kanë parë hyrjet daljet në kufi të fëmijëve të ekipit sportiv kanë qenë bashkë. Nuk është vetëm zotëri Krasniqi shofer është edhe dikush tjetër e kanë kryqëzuar të gjithë se hyrje dalje në territorin Italian, kohën dhe kanë menduar se ka qenë një grup kriminal që merret me trafikim qeniesh njerëzore. Po situata tani është komplet ndryshe fëmijët janë pyetur kanë ikur me dëshirën e tyre në Itali u sqaruan marrëdhëniet se si qëndron kontraktimi i shoqërive të udhëtarëve roli i gjithë secilit dhe ka evoluar hetimi e gjërat janë sqaruar nuk janë më në atë situatë”, u shpreh Hamitaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark