×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I dyshuar për vjedhje të rëndë – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi/FOTO

    Insajderi
    20 March 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një personi i cili dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë, shkruan Insajderi.

    Të dyshuarit i janë publikuar dhe dy fotografi.

    Policia ka bërë thirrje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark