×
  • Lajme
  • Lajme

    “I ftohti ekstrem kaplon Kosovën nga mesi i muajit”

    Insajderi
    03 December 2019 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë.

    Profesori i Metorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius. Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme ” thotë Tahirsylaj.

    Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak, shkruan Gazeta Blic.

    “Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë. Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike , dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi.” ka thënë Tahirsylaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark