×
  • Showbiz
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    I gjendet drogë në banesë, vihet në pranga motra e aktores së njohur

    Insajderi
    18 September 2021 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Motra e aktores së famshme dhe të mirënjohur për publikun shqiptar, Ornella Muti-t është vënë në pranga.

    Ajo është arrestuar për posedim droge. Prej kohësh, policia po heton trafikimin e kësaj droge nga jashtë dhe vetëm pak javë më parë, prezantuesi televiziv, Ciro Di Maio, u arrestua për të njëjtën arsye.

    U aktivizuan shumë kontrolle nga policia kufitare Fiumicino, ku dhe u identifikua një dërgesë e dyshimtë drejtuar Claudia Rivelli-t, motrës së Ornella-s.

    Pasi u konstatua përmbajtja e paketës, policia u vendos në adresën në të cilën dërgesa, e kryer me një korrier privat, nga ora 10 e mëngjesit.

    Ata pritën për dy orë rresht, deri në mesditë, që të bëhej dorëzimi dhe më pas përgjuan telekomunikacionin në shtëpinë e Claudia Rivelli-t.

    Pasi kishin konstatuar se paketa e dorëzuar ishte ajo që përmbante drogën ata hynë në shtëpinë e aktores dhe në tryezë gjetën një shishe të paketuar.

    Ajo tha për policinë se shishja e paketuar ishte gati për një dërgesë jashtë vendit për të birin e saj që jeton në Londër.

     “Ato janë produkte që shërbejnë për pastrimin e makinës”, u shpreh ajo.
    Po ashtu motra e Ornella-s tha se atë substancë, pa ngjyrë dhe pa erë, e përdor për të pastruar enët prej argjendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark