×
  • Showbiz
  • Show

    I infektuar me COVID-19, Atdheu hedh thumba nga karantina për konkurrentët e “Për’puthen”

    Insajderi
    25 February 2021 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka munguar prej disa ditësh në emision ndaj moderatorja Bora Zemani është detyruar të shpjegojë mungesën e tij.

    Ajo ka treguar se për fat të keq, konkurrenti është infektuar me Covid-19, ndaj do t’i mungojë për disa ditë “Për’puthen”.

    Vetë konkurrenti nuk e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjete sociale, ndërkohë që nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore. Produksioni i uroi Atdheut shërim të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në “Për’puthen”.

    Nga shtëpia, Atdheu ka thumbuar konkurrentët e emisionit duke shkruar në një postim në InsaStory:

    “Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm”- janë fjalët e tij që s’dihet kujt ia drejton.

    Së fundmi, Atdheu ka shfaqur afrimitet të madh me Sarën, konkurrenten e re, madje puthjet e zjarrta mes tyre s’kanë munguar. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark