×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “I jepte frymë prej gojës”, Arbër Sejdiu tregon se si e dërguan Marigona Osmanin në spital

    Insajderi
    06 July 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme ka vazhduar gjykimi për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit.

    Në Gjykatën e Ferizajt sot ka dëshmuar i dyshuari tjetër për rastin, Arbër Sejdiu.

    Sejdiu ka mohuar ta ketë goditur me shkop Marigonën, duke deklaruar se ka insistuar që atë ta dërgonin në spital.

    I jepte frymë prej gojës, më duket ndihmën e parë, ajo qitke gjak, zi ka qitë, dhe i kam thënë (Dardanit) veshe e ço në spital – tha Sejdiu.

    “Unë në atë moment kom mendu veç qysh me çu çikën në spital e me pshtu…nuk e di a ka qenë gjallë apo e vdekur, por dëshira ime ka qenë me pshtu atë çikë, sytë i ka pas qelë” – shtoi ai.

    Sipas Sejdiut, ngjarja nga banesa e deri në spital ku të ndjerën e kishin braktisur, ka rrjedhë si në vijim.

    “Kam dalë e kam thirr liftin, e kom pytë Dardanin a don me t’ndihmu me e mbajt Marigonën, ka thënë se e mban vet….kemi shku tek spitali, unë kom vrapu drejt spitalit në shpejtësi të madhe, kam hy në spital dhe i kam thënë një motre se është një vajzë në gjendje të shumë të keqe… kur kam dalë e kom pa Dardanin e rrëzuar dhe të ndjerën e ka pasur përmbi, i kish hupë forca me e çu Marigonën nalt… i kam largu njerëzit e tjerë, e kam kap Marigonën nga këmbët kurse ai prej durave dhe e kena çu në spital”.

    Tutje ai ka thënë se nuk e kanë ditur që Marigona kishte ndërruar jetë.

    Mes tjerash ai ka deklaruar se nuk qëndron prapa deklaratës së parë që e kishte dhënë pasi ka qenë nën ndikimin e kokainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark