×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “I ke keqpërdorur 100 mijë euro, na kurse nga këshillat për Asociacionin” – zëvendësministri me akuza të rënda ndaj Behgjet Shalës

    Insajderi
    07 November 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se KMDLNJ i ka keqpërdorë 100 mijë euro të taksapaguesve, prandaj shprehet që ky institucion t’i kursejë nga këshillat për themelimin e Asociacionit.

    Sipas tij, Asociacioni do ta deformonte shtetin.

    “Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit të Asociacionit që na e deformon shtetin”, ka deklaruar ai.

    Shkrimi i plotë:

    KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!

    Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!

    Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cenojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark