×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I kërkova Albin Kurtit që të mos i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë, Humolli rrëfen për InDoks

    Insajderi
    14 May 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka rrëfyer për InDoks se ai i kërkonte Albin Kurtit të mos i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë.

    Humolli ka deklaruar se Kosova pa Shqipërinë nuk do të ekzistonte, andaj kërkonte nga Kurti të jetë më i kujdesshëm.

    Politikisht, i kam kërku mos me ndërtu konflikte artificiale, duke u nis prej brenda shoqërisë së Kosovës e duke u nis me Republikën e Shqipërisë, për arsye se ne pa Republikën e Shqipërisë, Kosova do të ishte zhdukë moti. E tash me injoru shtetin amë. Është shtet që neve na ka mbrojtë, na ka mbajtë në krizën më të madhe, na kanë strehu gati 1 milionë qytetarë tonë…” , u shpreh ai për InDoks.

    Konflikti mes Kurtit e Ramës nis pikërisht në kohën kur kryeministri kosovar ia mësyu kutive të votimit në prill të 2021-ës.

    Teksa fushata elektorale po vazhdonte në Shqipëri sikur të mos mjaftonte vrulli që ajo mori atje nga rivaliteti i PD-së me PS-në, dhe LSI-së që merr hise, në të tash ishte futur direkt edhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

    Si shtetas i Shqipërisë deklaronte që edhe do të merrte pjesë edhe në votim.

    InDoks kishte realizuar një emision të veçant pikërisht mbi këtë temë.

    InDoks | I zhgënjyer me Albin Kurtin – rrëfimi i Fatmir Humollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark