×
  • Lajme
  • Insajderi

    I mashtroi për viza, arrestohen tetë kosovarët që e rrëmbyen një serb në Ranillug

    Insajderi
    05 October 2022 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetë kosovarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë, në Ranillug.

    Sipas raportit të policisë, kosovarët e rrëmbyen atë pasi ai i kishte mashtruar duke u premtuar se do t’ju rregullonte disa viza dhe pasaporta të Serbisë.

    Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

    RRËMBIM I PERSONIT /MASHTRIM

    Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark