×
Insajderi / Ballina 5

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës: Me shtrat hekuri e thyem derën e burgut

Insajderi
22 May 2023 - 18:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i Masakrës në Burgun e Dubravës ka rrëfyer kujtimet e tij nga masakra në këtë burg.

Zeqiri thotë se fillimisht ishte menduar se ai bashkë me të burgosurit e tjerë do të liroheshin, por kjo kishte ndryshuar kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.

“Nga 15-24 mars kur kanë fillu bombardimet mbi caqet serbe, trajtimi i jonë nuk ka qenë i keq, edhe pse ka pasë ushqim pak, megjithatë nuk na kanë rrah. Pritej ose mendohej që lufta mund të përfundojë dhe ne ashtu kishim informacione. Ata na kanë tubu për të na liru. Ne nuk e dinim që do të fillojnë bombardimet. Më 24 mars kanë fillu bombardimet dhe është gju diku te Banja e Pejës. Që nga 25 marsi e deri më 24 maj që neve na kanë hjek nga Burgun i Dubravës, nuk na është ndal rrahja e terrori”, ka thënë Zeqiri.

Duke folur për ditën e parë të masakrës, ai thotë se fillimisht ishte dëgjuar një detonim i madh në drejtorinë e burgut, e më pas ishte goditur edhe pavijoni C ku vdekjen e kishin gjetur tre persona.

Zeqiri rrëfen se si gardianët kishin ikur para se të ndodhte shpërthimi.

“E kemi dëgju një detonim të madh që ka ndodh jashtë Burgut të Dubravës që ka ndodhë te drejtoria e Burgut, jashtë mureve. Ne u gëzum sepse thamë që NATO ka fillu me i gjuajt edhe ajo rreth burgut sepse çdo ditë e natë dëgjoheshin rreth burgut mjetet e rënda të ushtrisë serbe sepse aty kanë qenë të pozicionum paramilitarë e policë brenda burgut. Kur kanë dalë ata nga burgu, na kanë sjell neve të burgosurve. Kur e dëgjum atë detonim të madh që ka ndodh te drejtoria e burgut, u pa që po del tym i zi dhe flakë. Ne u gëzum shumë, por nuk kanë shku as dy minuta dhe është godit edhe pavijoni jonë”, rrëfen ai në Ditari në Tëvë 1.

Zeqiri tregon se si pas detonimit ai bashkë me të burgosurit tjerë kishin thyer derën e burgut si dhe disa të burgosur kishin gjetur çelësat e kishin filluar t’i hapnin dyert e tjera.

“Nga detonimi i madh gjetën vdekjen tre të burgosur dhe u thyn pothuajse të gjitha dhomat ku ishim ne. Kemi qenë 5 të burgosun, e kemi marrë një shtrat, i kemi pasë do shtrate të hekurit dhe e kemi godit derën. Por çelësa s’kishim, dritaret ishin me hekura. Mas nja 30 minuta e kemi thy derën e burgut, duke e goditë e kemi qit komplet derën që dera e burgut nuk thehet. Kemi dalë në korridor, aty ka pasë shumë të plagosur. Ata që kanë qenë të plagosur për vrasje e hajni kanë marrë çelësa, u kanë gjet gardianëve, kanë marrë mjetet pune dhe kanë fillu me i hap dyert e pavijonit tonë”.

Megjithatë Zeqiri rrëfen se si te dera kryesore ishin ndalur nga gardianët dhe në anën e tyre, kishin kaluar edhe të burgosurit serbë.

“Kur jemi afru te dera kryesore e daljes na kanë dalë prapë gardianët përpara me policë. Nëpër pavijonet tona ka pasë edhe serbë të burgosur, jo në pavijonin C. Të burgosurit serbë kanë kalu në anën e gardianëve dhe janë armatosë e na kanë dalë neve përpara. Ka edhe fotografi që kanë alltia. Neve na kanë thanë të ulemi. Ata na thanë që meqë është godit pavijoni C ju me u vendos nëpër pavijone tjera”, thotë Zeqiri.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark