×
  • Lajme
  • Insajderi

    I mori mëditjet- Luan Dalipi, fituesi i tenderëve të Qeverisë Thaçi, nuk ndjek shembullin “fisnik” të Kurtit

    Insajderi
    28 June 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vizitën zyrtare tri javore në SHBA, kryeministri i vendit, Albin Kurti me vete kishte edhe shefin e kabinetit të tij, Luan Dalipin, shkruan Insajderi.

    Por, përkundër Kurtit i cili nuk pranoi mëditjet, sipas dokumentit të shpenzimeve të siguruara nga Insajderi bazuar në Kërkesën për Qasje në Dokumente Publike, Dalipi nuk e kurseu aspak buxhetin e Kosovës.

    Ai nuk u “inspirua” nga veprimi i Kurtit i cili nuk pranoi as edhe një cent nga taksat e qytetarëve. Përpos mëditjeve.

    Gjithësej, Dalipi shpenzoi 9 mijë 480 euro gjatë kësaj vizite.

    Vetëm akomodimi i tij buxhetit të Kosovës i kushtoi 4 mijë e 700 euro, kurse 2 mijë e 900 euro për bileta avioni.

    Shembullin “fisnik” të Kurtit nuk e ndoqi as fotografi Patrik Domi, krejt kjo pasi i njëjti  shpenzoi 9 mijë e 413 euro në total. Përveç 1 mijë e 963 eurove për mëditje, 4 mijë e 324 euro për akomodim dhe 3 mijë euro bileta aeroplani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark