Këto ditë kur drama ishte në kulm në trekëndëshin Dafina-Ledri-Sara, situata u reflektua edhe në rrjete sociale.
Dafina i hoqi nga rrjetet e saj sociale çiftin, teksa përmes një reagimi publik ditën e djeshme, u shpreh se ajo është shfrytëzuar nga ta për vëmendje
Situata degradoi pas mesnatës ku Dafina, diss-it të Sarës se ‘disa njerëz duhet të hanë ëmbëlsira që të jenë më të ëmbël’ iu përgjigj duke i nxjerrë gishtin e mesit Sarës publikisht.
E më në fund, duket se kupa është mbushur edhe për Ledrin.
Gjithë këto ditë akuza, përplasje, heqje nga rrjetet sociale, ai nuk e pa të udhës të mos e ndiqte më Dafinën, deri në veprimin e fundit pas mesnate.
Duket se nxjerrja e gishtit kundrejt Sarës ka qenë veprimi që e ka bindur Ledrin ta heqë Dafinën nga lista e miqve të tij.