Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka vazhduar me fitore garën në “Grand Prix Upper Austria”, ku tani është vetëm një “luftë” larg çerekfinales.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker.
Tani, në raundin e tretë, Akili do të përballet me xhudistin slloven, Martin Hojak, ku në rast fitoreje do të vazhdon në çerekfinale të kësaj gare.
Kujtojmë që në xhiron e dytë kanë kaluar Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.