×
  • Sport
  • Sport

    I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    20 May 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meriton Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-banores së BBVA Rike Roçit për debatin e ashpër që bëri bujë.

    Ca muaj më parë miqëisia e tyre pati krisje në shtëpi, pasi gjatë debatit modelja i është drejtuar moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ndërsa ky ka hequr rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë Riken të shpërthejë në lot.

    Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje për çdo gjë të padrejtë që i ka bërë në kuadër të lojës, por duke u ndier sërish në faj, mbrëmjen e djeshme ai i ka kërkuar përsëri falje ish-banores për situatën e ndodhur mes tyre.

    “Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje. Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme u kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh”- tha Meritoni. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark