Insajderi
Insajderi

I përfoluri për vrasjen në Baks flet për Insajderin: Jam i lirë, nuk kam të bëjë me rastin

Insajderi
23 July 2022 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I përfoluri për vrasjen në Baks flet për Insajderin: Jam i lirë, nuk kam të bëjë me rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri  ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.

Në lidhje me rastin në disa portale është raportuar emri i Xhevdet Rexhepi si personi që qëlloi kushëririn e tij.

Xhevdet Rexhepi ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të treguar se nuk është ky personi për të cilin është duke u raportuar.

Ai tha se ka qenë në punë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen në Skenderaj.

“Unë kam qenë në punë, nuk e di pse është emri im në disa portale nuk kam të bëjë me rastin i kam kojshi po nuk di asgjë në lidhje me rastin”.

Ai po ashtu tregoi se ka kontaktuar policinë e Skenderajit në lidhje me rastin.

“ I kam kontaktu dhe policinë, dhe policia më tha që ne kemi qenë në vendin e ngjarjes i kemi të arrestum personat dhe i kemi në kontroll”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark