×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    I punësohet reja në shkollën ku ai e drejton, ish-kandidati i AAK-së për deputet mohon se pati ndikim

    Insajderi
    15 December 2023 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkursi për mësimdhënës të lëndës së ekonomisë në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë ka përfunduar me punësimin e resë së drejtorit të kësaj shkolle, Hamdi Bytyqit.

    Me 3 tetor 2023, Drejtoria e Arsimit në komunën e Suharekës kishte hapur konkurs për pranimin e një mësimdhënësi/e për lëndën e ekonomisë për shkollën “Skënder Luarasi”.

    Për këtë vend pune aplikuan tre kandidatë, mes tyre edhe Egzona Gallapeni, nusja e djalit të drejtorit të shkollës, Hamdi Bytyqi. Ky i fundit ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2021’ës. Parti kjo që qeverisë me Suharekën.

    Pas testit me shkrim dhe intervistës me gojë, mes tre kandidatëve u përzgjodh Egzona Gallapeni. Në dokumentet e publikuara nga komuna, bëhet e ditur se ajo arriti gjithsej 155.6 pikë.

    Drejtori i shkollës ‘Skënder Luarasi’ Hamdi Bytyqi ka mohuar se ka ndikuar në punësimin e resë së tij. Ai për Insajderin tha se përzgjedhjen e ka bërë komisioni i emëruar nga Drejtoria e Arsimit pa ndërhyrjen e tij.

    Po Egzona është nusja e djalit. Konkursi është deleguar në DKA për 11 orë mësimore. Të gjitha procedurat e rekrutimit janë zhvilluar DKA nga komisioni i emëruar nga DKA dhe përfaqësuesit e KDSH të emëruar nga ai këshill pa prezencën dhe pa interferimin tim . Për këtë flas me përgjegjësi të plotë dhe kisha dashtë që për çdo sen të drejtohuni te komisioni i DKA. Pra deklaroj me përgjegjësi të plot që nuk kam ndikuar tek as një anëtar i komisionit, i vetëdijshëm që punësimi i eventual i Egzonës mund të jetë konflikt interesi“, ka thënë Bytyqi për Insajderin.

    Ndërkaq, drejtori i arsimit në komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani tha se kandidatja fituese është përzgjedh nga komisioni dhe nuk është në dijeni nëse ka ndikuar drejtori Bytyqi.

    Të gjitha kompetencat i ka komisioni përzgjedhës për rekrutim, unë nuk e di a ka pas ndikim drejtori në fjalë. Nuk ka qenë pjesë e komisionit. Procedurat jane kryer sipas ligjit dhe është përzgjedh kandidati/ja më i mirë ( sipas komisionit) dhe nuk ka pas asnjë ankesë. Këto janë informatat qe i di unë“, tha Bajselamani për Insajderin.

    Gazeta ka kontaktuar edhe kandidaten fituese, por e njëjta deri në publikimin e teksti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark