×
  • Lajme
  • Insajderi

    I shpëton fjala Bajqinovcit, zbulon emrin e personit që i realizon videot bizare propaganduese të VV’së

    Insajderi
    19 October 2022 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mefail Bajqinovci me shumë gjasa ka zbuluar se kush qëndron prapa videove propaganduese të partisë në pushtet. Ky person ndoshta është Arlind Manxhuka.

    Në një intervistë në RTV Dukagjini, deputeti i Vetëvendosjes tha se LDK-ja i ka videot shumë të dobëta. Për t’i bërë videot më kreative, ai e propozoi Arlind Manxhukën. Ky i fundit është zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Shikoj videot e tona, shikoj videot e tyre. E huazojmë Arlind Manxhukën, le të bahen ma kreativ, se po janë shumë të dobët”, u shpreh Bajqinovci.

    Tutje, ai e quajti kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun kopje të keqe të shefit të tij, Albin Kurtit.

    “LDK publikoi një video për çmime të produkteve që ishte një kopje e keqe e videove tona. Edhe kryetarin e kanë kopje shumë të dobët të Albinit. Unë madje ju them se mund ta marrin Arlind Manxhukën për nja dy muaj që të jenë më origjinal. Janë shumë të dobët në ato kopjime”, deklaroi Bajqinovci në RTV Dukagjini.

    Ai tha se për të bërë video kundër Vetëvendosjes duhet pasur fakte e që sipas tij nuk mund të gjejnë.

    “Duhet të vjedhësh për të paraqitur dikë si hajn. Ata nuk mund të në shfaqin neve të tillë”, deklaroi Bajqinovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark