×
  • Lajme
  • Insajderi

    I sulmuan rëndë klientët | Pas 8 ditësh prangoset shefi i sigurimit të shisha barit në Prishtinë, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    04 October 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas 8 ditësh është arrestuar shefi i sigurimit të shisha barit “Indica” në Prishtinë, Qerim Istrefaj. Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet brenda Policisë së Kosovës.

    Istrefaj, i cili ndodhej në arrati qysh nga 26 shtatori është dorëzuar vetëm sot në polici.

    Ai po dyshohet për lëndim të rëndë trupor.

    “Ai është vetë-dorëzuar sot”, i ka thënë ky burim Insajderit.

    Dy klientë të “Indica” u rrahën brutalisht nga shefi i sigurimit, Qerim Istrefaj dhe punëtori tjetër Besart Povataj.

    Viktimat, dy meshkuj i bënë për spital. Ata u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

    Povataj ishte arrestuar atë natë derisa i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Për rastin detaje dha edhe policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh

    “Rr. B, Prishtinë 26.09.2022 – 23:40. Dy viktima meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të një lokali. Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhej në njoftimin e policisë që mban datën e 29 shtatorit.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark