×
  • Showbiz
  • Show

    I tregoi Kiarës- Zbulohet sëmundja e rrallë nga e cila vuan Luizi i Big Brother

    Insajderi
    10 January 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luiz Ejlli, një nga banorët më karizmatikë të shtëpisë së Big Brother është kthyer së fundmi në një nga personazhet më të komentuar në media, pas rrëfimit të tij të ndjerë për sëmundjen nga e cila vuan. Në një bisedë me moderatoren Kiara Tito, banorja për të cilën ai ka shprehur hapur simpatinë, këngëtari tregoi për herë të parë se vuan nga një sëmundje.

    Madje, Luizi tha se këtë gjë ai e ka zbuluar para se të futej në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa theksoi se me kurimin e kësaj sëmundje merren vetëm 11 klinika në botë. Ndërkaq, ai tha se ka rezervuar një takim për t’u trajtuar në muajin gusht në Bergamo të Italisë. Gjatë bisedës me Kiarën, këngëtari tha se e vetmja rrugë që ai të bëhet mirë është të jetë i fortë dhe pozitiv.

    Ndër të tjera, edhe pse nuk e zbuloi emrin e sëmundjes nga e cila vuan, ai tregoi një detaj shumë të rëndësishëm. Luizi tha se nga kjo sëmundje ka vuajtur edhe aktori i njohur botëror, Robin Williams.

    Dhe nga kërkimet, kjo sëmundje quhet ‘Lewy Body Dementia’, që është lloji i dytë më i zakonshëm i demencës progresive pas sëmundjes së Alzheimerit. Depozitat e proteinave, të quajtura trupat Lewy, zhvillohen në qelizat nervore në zonat përgjegjëse të trurit për të menduarit, kujtesën dhe lëvizjen (kontrolli motorik).

    Demenca e trupit Lewy shkakton një rënie progresive të aftësive mendore. Njerëzit me demencë të trupit Lewy mund të kenë halucinacione vizuale dhe ndryshime në vigjilencë dhe vëmendje. Efekte të tjera përfshijnë shenjat dhe simptomat e sëmundjes së Parkinsonit si muskujt e ngurtë, lëvizje të ngadalta, vështirësi në ecje dhe dridhje, probleme njohëse, depresion, vështirësi në gjumë etj.

    Demenca e trupit Lewy karakterizohet nga grumbullimi jonormal i proteinave në masa të njohura si trupat Lewy. Kjo proteinë lidhet edhe me sëmundjen e Parkinsonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark