10:46 - 16 Shtator 2022

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur 400 metra kabllo, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Elion Zherka” të enjten në mesditë në Gjakovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe është duke u hetuar.

“Rr. “Elion Zherka”, Gjakovë 15.09.2022 – 12:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.