×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I vjedhin kuletën dhe e lëndojnë një grua në Fushë Kosovë

    Insajderi
    03 July 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Fusha Kosova ka raportuar se një burrë i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme.

    Përpos kësaj viktimës i janë  shkaktuar edhe lëndime trupore, ku edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:12.

    Raporti i plotë:

    Rr. Xhemajl Mustafa , Fushë Kosovë 02.07.20236-21:12. Viktima femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark