×
  • Lajme
  • Lajme

    I zhdukur prej 6 muajsh, sekuestrohen 34 pasuri të Ervis Martinajt

    Insajderi
    15 February 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë muaj pas zhdukjes autoritetet shqiptare kanë nisur një operacion për sekuestrimin e pasurive të shumë kërkuarit Ervis Martinaj. Mësohet se janë sekuestruar 34 pasuri të Martianjt dhe familjes së tij gjatë operacionit që po zhvillohet në Lezhë dhe Fushë Kuqe.

    Pritet që në përfundim të operacionit të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara në total.

    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. 2 janë pistat kryesore të hetimeve, rrëmbimi dhe vrasja e Martinajt nga kundërshtarët si dhe inskenimi i zhdukjes nga vetë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark