×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ia huq zv.komandanti i FSK-së, e ngatërron Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së

    Insajderi
    17 February 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka filluar parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

    Para se të fillojë parakalimi, ishte zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, ai i cili njoftoi presidenten Vjosa Osmani për gatishmërinë e trupave për të parakaluar.

    Por, në fjalën e tij, gjeneral Cikaqi ka ngatërruar Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së.

    “Zonja presidente, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë të rreshtuara dhe të gatshme për parakalim për të shënuar 15-vjetorin e Epopesë…. Pavarësisë së Kosovës. Raporton gjeneral major Enver Cikaqi”, ka deklaruar Cikaqi.

    Pas kësaj situate të cilën e kapërceu lehtë Cikaqi, presidentja Osmani ka dhënë urdhër për fillimin e parakalimit të ushtarëve dhe pjesëtarëve të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark