×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ia kanë pre kryt, prindërit e vet s’kanë mujt më i njoft”, babai i Thaçit tregon se çka pa gjatë luftës

    Insajderi
    16 February 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka folur për kohën e luftës.

    Ai ka treguar se si serbët kanë kryer krime të rënda. Ai kishte parë katër persona që iu kishte prerë kryt nga serbët.

    “I kanë marrur padrejtë në burg, burgu është i rëndë. Po mërzitemi na, po më dhimbet e gjithë ushtria ata kanë luftuar në vendin e vet. Serbët s’kanë lënë gjë pa na bërë. Kam pa katër djem pa kry, nëna baba vet i kanë kalu nga trupa e tyre s’i kanë njoft. A bon njeri ashtu?”, tha ai në Kanal 10.

    Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi po qëndron në paraburgim në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark