×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdon viktimizimi i Vuçiqit: Kësaj radhe “kapet” me Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    25 May 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombet e Bashkuara kanë shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Miratimin e kësaj rezolute e ka mbështetur edhe Maqedonia e Veriut.

    Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

    “Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, ka deklaruar Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark