×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ia kërkuan dorëheqjen pas vrasjes së gruas në QKUK – Ministrja Haxhiu: S’e kanë hallin e grave por të Qeverisë Kurti

    Insajderi
    02 December 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dorëheqja e cila po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë, nga vet ajo, po konsiderohet ose si mungesë e informacioneve për kompetencat e ministrisë që udhëheqë, apo edhe si problem me Qeverinë Kurti.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi po ashtu se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese.

    “Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. MD ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin, MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë”, tha ministrja Haxhiu.

    Ministrja Haxhiu, tha se ata që kërkojnë dorëheqje nuk e kanë hallin e grave që po vriten, por kanë probleme me Qeverinë Kurti.

    “Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë”.

    Ndërsa, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit sesa kjo e tanishmja.

    “Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur kemi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ai.

    Ajo tha se kanë pritur se inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

    Por, për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark