×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ia theu hundën kamarierit në bufe- RTK ia shkëput kontratën punëtorit të tyre

    Insajderi
    14 March 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I është shkëputur kontrata punëtorit të RTK’së pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një kamarier në bufenë e Televizonit.

    Lajmin për Insajderin e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila kishte thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

    Viktimës i është thyer hunda nga i dyshuari, i cili është arrestuar.

    Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë se arsyeja ka qenë krejtësisht banale dhe sipas dëshmitarëve rasti ka qenë rrahje. Tutje ai ka thënë se vendimi i RTK-së për këtë rast është shkëputja e kontratës ndaj punëtorit.

    Kjo është sjellje e patolerueshme për RTK-në dhe ne kemi një rregullore të brendshme për përgjegjësi materiale dhe disiplinore, e cila në mënyrë decidive që përcakton se kur ka 3 apo 4 shkelje të cilat klasifikohen të tilla, kjo është shkelje e rendë dhe si e tillë ka masën më të rëndë disiplinore, pra shkëputjen e kontratës. Pra, ky është vendimi dhe kaq”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark