×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ia vendosën revolen pas qafës dhe e plaçkitën – Adriatik Kelmendi rrëfen për rastin që i ndodhi midis Tiranës

    Insajderi
    07 February 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Adriatik Kelemendi ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur nga jeta e tij studentore në Tiranë. Më saktësisht gjatë viteve 96-97. Kelmendi ka treguar se si për një kohë kishte mbetur i traumatizuar, dhe nuk e vizitonte kryeqytetin shqiptar pasi hajnat e kishin plaçkitur në banesën e tij atje.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës ku në Shqipëri kishte masa policore.

    “Kisha shku për studiu për gazetari në Tiranë 96-97, edhe atëherë e kujtojmë 97 Luftën Civile, ne u kthyem njëherë kur u mbyllën shkollat, pastaj fillojë të stabilizohet gjendja, u kthyem për ti dhënë provimet Kam studiu gazetari në Universitet të Shtetit, pra është Histori, Gjeografi fakulteti pra dega gazetari”, tha ai në Nacionale.

    Gazetari rrëfeu në detaje se si kishte ndodhur rasti.

    “I ranë zilës, ne menduam se po vjen dikush prej kolegëve ka mbetur rrugëve se ishte 5 minuta në 9. Në 9 fillonte ora policore, edhe i bjen zilës, hynë 4 veta. Ka qenë qershori i 97-ës, pra ishte koha e provimeve shkuam për të hy në provime. Na kanë hy me revole, pas qafe e di që e kam pa aty në një qoshe, revolen pas qafe. E para ku e keni armën”, rrëfeu Kelmendi.

    Ai u shpreh se plaçkitësit mendonin se ai dhe kolegët e tij përkrahnin Sali Berishën.

    “Po ideja ka qenë, ia kishin marrë shumë inat Berishës edhe na thoshin, ju nga Kosova, ju gjithë jeni Berishjan. Thoshim, ne studentë kemi ardhë me studiu s’përzihemi në politikë. Ku i keni revolet, paret morën çka deshtën, dikur e mbyllën derën edhe na lanë, kështu na vuan edhe nga një maic edhe na lidhën. Madje, morën edhe këtë gajtanin e fshesës rrymës. Na lanë të lidhur, pastaj të nesërmen ne veç e kemi lanë edhe jemi kthy. Dolëm në Ulqin ka ardhë me na marrë një i njohur, se na morën edhe pasaportat”.

    I pyetur nëse ishte kthyer për të studiuar në Tiranë, ai u shpreh që jo. Tutje tregoi rrjedhën e studimeve të tij, që i nisi në Prishtinë.

    “Jo, jo bile një kohë kam pritu me u kthy në përgjithësi deri disa lufte pas luftës, por me tu kthyer erdhi edhe kjo, unë paralelisht e kisha regjistruar edhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës, në Tiranë gazetari, në Prishtinë Letërsi dhe vazhdova në “Faik Konicë”, që e kishte hap edhe axha Ramiz dhe nga “Faik Konica” hyna në Kohë Ditore

    Përkundër përvojës së hidhur, Kelmendi, tani drejtor i Klan Kosovës falënderoi plaçkitësit.

    “I falënderojë shumë ata që kanë hy me na plaçkit se shpesh e mendoj qysh kishe me qenë edhe rrjedha e karrierës sime sikur unë të isha në Tiranë, së paku edhe luftën do ta kaloja atje”, tha gazetari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark