×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    IAP organizon tryezën shkencore “Atlaset etnografike të fshatrave në Kosovë dhe Shqipëri”

    Insajderi
    11 November 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Folklorit dhe Dega e Etnologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës organizojnë tryezë shkencore me temën: “Atlaset etnografike të fshatrave në Kosovë e Shqipëri: reflektim mbi kompleksitetin e hulumtimit të fshatit bashkëkohor”.

    Tryeza shkencore mbahet në Institutin Albanologjik, më 14 nëntor 2023, ora 11:00.

    Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Atlasi Etnografik i Fshatit në Kosovë” dhe bëhet në bashkëpunim me kolegët nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Tiranë të cilët kanë punuar në “Atlasin etnografik të fshatit shqiptar sot”.

    Në këtë aktivitet shkencor me kumtesat e tyre do të paraqiten studiuesit Lumnije Kadriu, Olsi Lelaj, Leontina Gega-Musa, Nebi Bardhoshi, Arbnora Dushi, Mikaela Minga, Vlora Berisha, Ervin Kaçiu, Visar Munishi dhe Bubulinë Syla.

    “Atlasi etnografik i fshatit në Kosovë” është projekt madhor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në të cilin janë të përfshirë punonjësit shkencorë të dy degëve të këtij institucioni të lart akademik dhe kërkimor në Kosovës, si Dega e Etnologjisë dhe ajo e Folklorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark