×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic lihet jashtë listës së Ligës së Kampionëve, Pioli tregon pse mori këtë vendim

    Insajderi
    04 February 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stefano Pioli, duke folur në konferencën për shtyp në kuadër të derbit me Interin, komentoi përjashtimin e Zlatan Ibrahimovic nga lista e Champions League dhe vlerën e tij në skuadrën e Milanit.

    “Zlatan ka një rëndësi të prekshme dhe të fortë. Dje u stërvit vetëm për 10 minuta dhe dy ndeshjet ndaj Tottenham vijnë së shpejti.

    Tani nuk kemi garanci se kur do të jetë 100% për të ndihmuar ekipin. Uroj me gjithë zemër që ai të kthehet në nivelin e tij. Pak do ta bënin atë që Zlatan po bën për t’u rikthyer nga një dëmtim i tillë, duke duruar dhimbjen dhe lodhjen.

    Duke mos patur asnjë garanci, nuk mund të bëja zgjedhje tjetër dhe ia komunikova pak ditë më parë”, deklaron Pioli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark