×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic pritet të largohet gjatë verës nga Milan, por jo edhe nga Serie A – ky klub kërkon shërbimet e sulmuesit suedez

    Insajderi
    04 May 2023 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mund të jetë në Monza. Në Francë janë pothuajse të bindur, sulmuesi suedez do të largohet nga Milani në fund të sezonit për t’u bashkuar me klubin i cili ka në nivel drejtues miq të vjetër të tij si Galliani apo Berlusconi.

    Mediat bëjnë me dije se shanset që Zlatan të mund të bëjë këtë transferim brenda Italisë janë më shumë se 90% (ka marrëveshje verbale), duke qenë se kontrata e tij me kuqezinjtë skadon më 30 qershor.

    Pasi arriti mbijetesën, Monza po mendon për  merkato, duke shpresuar se Ibra do të ketë akoma për të dhënë për futbollin. Vetëm 4 paraqitje të futbollistit për këtë sezon tregojnë se forma nuk është më e mira e mundshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark