Mediumi turk “Fanatik” raporton se Real Madrid është duke e përgatitur terrenin për ta bindur Galatasarayn që t’ia shesë sulmuesin argjentinas, Mauro Icardin.
Madje, “Merengues” do të mundohen ta transferojnë ish-përfaqësuesin argjentinas qysh në afatin kalimtar të janarit.
Galatasaray e bleu kartonin e Icardit nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që shkoi pasi ish-futbollisti i Sampdorias dhe i Interit shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Stamboll, ku luajti në formë huazimi.
Icardi i ka realizuar 15 gola dhe i ka bërë 3 asistime në 20 ndeshjet e këtij sezoni, duke shfaqur formë të lartë.
Për këtë, trajneri Carlo Ancelotti e sheh atë si lojtarin ideal për ta udhëhequr sulmin e Realit, i përkrahur në krahë nga Vinicius dhe Rodrygo.